Gazeta afër Erdogan, akuza të rënda kreut të myslimanëve shqiptarë
Gazeta turke pranë pushtetit të presidentit Rexhep Taip Erdogan, “Yeni Akit” publikonte në datën 3 janar të këtij viti një shkrim që është fund e krye një sulm biografik ndaj kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.Autor është Ayhan Demir, i njohur për përqendrimin në tema që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Shkrimi është shpërndarë po ashtu i përkthyer shqip përmes e-mailit dhe aty akuzohet Bruçaj si njeri i Fetullah Gulenit.Demir e përkthen analitikisht cv-në zyrtare të Bruçajt që e lidh me organizatën FETO, një obsesion i politikës së jashtme të Turqisë që pas ngjarjeve të korrikut 2016, shkruan Respublica.al.“Pozicioni i mëpasëm i Bruçaj, i cili kryente plotësisht të gjithë direktivat që i jepeshin nga FETO ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Bruçaj në vitin 2013 u emërua si ndihmës kryetar nga Këshilli i Komunitetit. Vitin në vijim, duke u treguar si kandidat për kryetar në këshillin e përgjithshëm, kaloi në postin e kryetarit për një periudhë katër vjeçare.Shkaku më i rëndësishëm i këtij lartësimi të shpejtë ishte efektiviteti i organizatës FETO në KMSH dhe vartësia e pakushtëzuar e Bruçaj ndaj kësaj organizate terroriste.Bruçaj vijoi të paguajë borxhin e mirënjohjes ndaj organizatës FETO e cila i kishte ofruar çdo lloj mundësie pavarësisht se nuk i meritonte.Detyrën largimit të atyre që nuk ishin militantë të FETO nga KMSH, detyrë e cila kishte nisur në periudhën e Selim Muçës, Skënder Bruçaj e vijoi me përkujdesjen më të madhe. Ata që u përjetuan në myftininë e qytetit të Librazhdit janë vetëm njëra prej këtyre“, shkruan Demir.