Maqedonasit: Shqiptarët, populli më dashamirës në rajon
SHKUP – Pakicat maqedonase që jetojnë në vendet fqinje gëzojnë më shumë të drejta të tyre në Shqipëri, më pas në Serbi, kurse janë të nënçmuar dhe të përbuzur kryesisht në Bullgari dhe Greqi. Në një analizë të gazetës “Dnevnik”, që përcjell “Radio Vati”, e që ka të bëjë me shpërndarjen e gazetave maqedonase në vendet fqinje, del se në Shqipëri maqedonasit nuk kanë asnjë problem për mirëfunksionimin e tyre, kurse në Greqi dhe Bullgari i fyejnë, i përbuzin dhe i rrahin personat, që shpërndajnë gazeta maqedonase.
Gazeta “Agimi i ri” (Nova zora) është kërkuar të hiqet nga vendet ku shitet në pjesën veriore të Greqisë, pasi siç konsiderojnë popullata vendase kjo gazetë “është e mbushur me gënjeshtra dhe informata propaganduese nga Shkupi”.
Ndërkaq në Bullgari ankohen, se policia ende nuk i ka gjetur personat, të cilët kishin konfiskuar gazetën maqedonase, e cila publikohet një herë në muaj, “Vullneti i popullit” (Narodna Volja). Në Shqipëri nuk ankohen, se pushteti i atjeshëm iu bën nënvlerësime, por ankohen se nuk kanë mbështetje.
Në Shqipëri publikohen dy gazeta maqedonase; “Prespa” dhe “Ilinden”, të cilat shpesh janë shkak i përplasjeve të vetë pakicës maqedonase. Në Serbi gjithashtu publikohet një gazetë politike-informative e maqedonasve, kurse maqedonasit theksojnë se, i kanë të gjitha të drejtat për të jetuar normalisht, kanë edhe emisione në gjuhën e tyre, edhe në disa televizione lokale.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.