Video/ Gati testimi i ri në QSUT për koronavirusin, ja të parët që do t’iu kryhen analizat

Në Shqipëri do të aplikohet testimi seriologjik dhe analizat do të kryhen në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Analizat do të fillojnë nga e hëna dhe sipas ministres së Shëndetësisë, Ogert Manastirliu të parët që do t’i nënshtrohet do të jenë punonjësit e sektorit të shëndetësisë që janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Por se këto testime do të realizohet dhe për grupet më të ekspozuara dhe te rrezikuara, duke përfshirë edhe punonjësit e policisë, të ushtrisë, që janë në vijën e parë e frontit të luftës.Në këtë laboratorë do të bëhet përcaktim i IGM dhe IGV, dhe ky është një testimi i ri. Ministrja u shpreh se ky është një vendim i rëndësishëm dhe tregon se Shqipëria është njësoj me vendet e tjera që janë në hapat e parë.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë për epideminë e koronavirusit, ka vendosur që të përfshijë një testim të ri, që është testimi serologjik, i cili do të nisë pikërisht nga grupet e rrezikuara, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri”, tha Manastirliu.

Në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT janë siguruar aktualisht 6 mijë teste, që janë disponibël. E gjithë struktura e laboratorit e çertifikuar dhe është e ngritur për të filluar këtë testim të ri.

Duke theksuar se testimi serologjik do të kryhet në QSUT por nën lidershipin e Instutit të Shëndetit Publik, Manastirliu tha se mbetet prioritet mbrojtja e personelit shëndetësor.

“Dua të them që mbetet prioritet për ne mbështetja dhe mbrojtja e stafit tonë të shëndetësisë. Prandaj dhe ky testim serologjik për të vlerësuar krijimin e antitrupave do të fillojë në grupet më të riskuara që janë personeli mjekësor dhe gjithashtu grupet që janë në shërbime siç janë policia e shteti e të tjerë”, tha ministrja.

Dr. Vjollca Duro u shpreh se laboratori i QSUT është i ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe stafi që do të punojë është i trajnuar.

“Laboratori i QSUT është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare, niveli i dytë i biosigurisë. Stafi është i trajnuar, do të punojnë tre mjekë dhe katër staf teknik laborator”, tha dr. Vjollca Duro.

Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT