Përhapja e koronavirusit/ Përse zv/kryeministrin Braçe e shqetëson shumë Fieri

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka falënderuar miliona njerëz në tre qarqet më të mëdha të vendit për bindjen ndaj rregullave dhe, sakrificën e tyre.
Ai falënderoi edhe mijëra shërbyes të shtetit në rrugë, qendra shëndetësore, spitale e urgjenca, burra e gra, police, ushtarake, mjeke, infermiere, shofere e sanitare, në vijën e pare e në gatishmëri për te garantuar rregullat, përballur me përhapjen e korona virusit, shpëtuar jetë njerëzish.
“Jam i shqetësuar për disa mijëra te ardhur tre javët e fundit nga Italia kryesisht, kthyer ne shtëpitë e tyre ne qytet e veçanërisht ne fshat; na mirëkuptoni, ju nuk mund te dilni nga shtëpitë në rrugë, në sheshe qyteti apo fshati, kafene ende te pambyllura!
Çdonjëri nga rastet e ekzaminuara deri tani ka histori udhetimi me Italine apo kontaktesh me njerez te kthyer nga Italia!
Ne nuk mund te lejojme te infektohen te tjere njerez; Ju duhet te rrini ne shtepi per 14 dite me radhë!”, shkroi braçe në Instagram.
Ai ua bëri të qartë se Policia e Shtetit tani ka emrat dhe bashkë me zyrtarët vendore do të trokasë në dyert tuaja e do garantojë qëndrimin në shtëpi!
Kush del do kete 5000 euro gjobe, kush del serish do ndalohet nga policia!”.
Por zv/kryeministrin e shqetëson shumë Fier.
“E pashe sot neglizhent, shperfilles, relativizues te rrezikut qe eshte kudo!
Duhet te ndryshoje; Fieri eshte qarku i dyte i Shqiperise nga popullsia e ekonomia, i pari per eksportet, eshte jetik per kete vend!
Fieri duhet te vlerësojë realisht rrezikun, duhet te zbatoje rregullat, duhet te rrije ne shtëpi!
Kafenetë u mbyllen sot, mbyllur do te rrinë!
Po aq shqetesim kam per zonat rurale ku ka shume pune e pak vëmendje tek lajmet, njoftimet, rregullat, ndalimi! Një pjese e te kthyerve nga Italia janë ne fshatra; duhet te rrinë për 14 dite ne shtëpi! policia do te garantoje me cdo kusht vetekarantikimin e tyre!
Mijera bujq po punojne sot ne toka e sera, po prodhojne, furnizojne me perime te fresketa qytetet, tregjet tona, po eksportojne; po mbjellin serish pa pushim!
Shumë mirënjohje punëtoreve te bujqësisë kudo ne Myzeqe”