Kush po financon fushatën kundër pushimeve në Shqipëri? Deputeti i PS nxjerr videon e rreme që po shpërndahet në gjithë Europën!

Deputeti i PS Taulant Balla ka denoncuar një fushatë të organizuar dezinformimi që synon dëmtimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka paralajmëruar qytetarët dhe turistët për një video të rreme, e krijuar me inteligjencë artificiale, e cila po shpërndahet në mënyrë masive nga qindra llogari sociale në vende si Polonia, Çekia, Rumania, si dhe në vendet skandinave dhe balltike.

“Shikojeni, shikojeni këtë video të rreme ©️AI, e cila po shpërndahet nga qindra llogari sociale në Poloni, Çeki, Rumani, vendet skandinave, balltike etj. Madje edhe media të caktuara e publikojnë. Bëjnë thirrje të anullohen pushimet në Shqipëri, duke trilluar se lungomare në Vlorë është bllokuar nga 300 mijë protestues. Ndiqeni deri në fund për të parë të vërtetën”, shkruan Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT