FOTO / Lapaj harron vlerësimet për Shabanin! Dikur e quante model vlerash, sot e krahason me Judën…

Adriatik Lapaj ka bërë deklarata kontradiktore për Endri Shabanin, kryetarin e Nismës Thurje. Së fundmi, Lapaj ka komentuar për Shabanin duke e krahasuar me tradhtarët në histori:

“Kaini tradhtoi Abelin. Skënderbeun e tradhtoi Hamzai. Krishtin e tradhtoi Juda Iskarioti”, tha Lapaj.

Por vetëm disa kohë më parë, Lapaj e ka prezantuar Shabanin si modelin e vlerave që duhet të përfaqësojnë shqiptarët në Parlament. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Shabani ishte “modeli i vlerave që do e ndanin Shqipërinë nga modeli i kënetës dhe makutërisë që ndodhemi”, duke e quajtur atë “modelin e Shqipërisë qytetare” dhe “njeriun antikonformist dhe super të lexuar”.

Ky ndryshim drastik qëndrimi nga lavdërime publike te akuza për tradhti ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e shohin këtë si një shembull të paqëndrueshmërisë politike dhe personale të Lapajt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT