Kurti pas takimit me Borrell: Dialogu duhet të rishikohet dhe të rinisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin ka reaguar pas takimit më përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.
Kurti tha se ishte një diskutim i frytshëm, ndërsa theksoi se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe të rinisë.
“Diskutim i frytshëm sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë. Theksova se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe të rinisë. Bashkimi Europian është një fuqi për të mirë dhe mbetet i domosdoshëm për të ardhmen e rajonit”, deklaroi Kurti.