Jurgen Uldedaj “valvit” flamurin shqiptar në Londër, boksieri shqiptar “deklason” rivalin nigerian

Një mision i përmbushur me sukses dhe një titull i mbrojtur me lavdi në Londër. Jurgen Uldedaj ka të gjithë të drejtën të krenohet pas fitores fantastike përballë kundërshtarit të tij, rigerianit Austine Nnamdi.

Boksieri shqiptar menaxhoi bindshëm 12 raundte e kësaj përballje dhe në fund mori dhe “miratimin” e gjyqtarëve të cilët vendosën për fitoren e Uldedajt.

Me suksesin e arritur, numri i triumfeve për boksierin shkon në 22 të tilla, 8 prej të cilave të arritura me knockout.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT