Koronavirusi/ A do ndalohet ecja në këmbë? Edi Rama zbulon vendimin

Pavarësisht marrjes së disa masave ekstreme kundër përhapjes së koronavirusit, kryeminstri Edi Rama tha gjatë një deklaratë të enjten se nuk do të ndalohet ecja në këmbë e qytetarëve. Rama kërkoi që të shmangen ecjet në grup, por shtoi se shëtitjet në natyrë larg turmave, janë të mira për shëndetin.
“A do pezullohet ecja në këmbë? Ecja në këmbë nuk do të pezullohet. Por nuk është e këshillueshme ecja në grup apo familjarisht. Nuk është e këshillueshme. Mos u mblidhni të gjithë bashkë. Është e dëmshme. Dilni për ajër vetëm, por jo në grup”, tha Rama.
Kryeministri tha se do të mbyllën pjesërisht edhe qëndrat tregtare.
“Qëndrat tregtare do të mbyllen, përveç njësive ushqimore brenda tyre dhe farmacive. Dyqanet, parfumet etj do jenë të mbyllura”
Rama u bëri thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë lidhur me ushqimet.
“Mjetet e furnizimit të marketeve do të qarkullojnë normalisht. Do ketë ushqime, mos u shqetësoni”, tha Rama.