Firmosi leje ndërtimi për 12 vjet, Dako me makinë luksoze mes rrenojave

Në 12 vite të drejtimit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako firmosi me mijëra leje ndërtimi.

Ai është fiksuar nga kamera e abcnews teksa kalon me makinen e tij luksoze pranë hoteleve të gjymtuara apo që janë zhdukur plotësisht, siç është ai Hotel “Mira Mare”.

Jashtë kamerave, ekspertët pohojnë se një pjesë e mirë e hoteleve do të duhet të shemben, pasi kanë marrë goditje të forta në strukturën mbajtëse.

Shumë prej objekteve të vendosura në bregdet, nuk kanë respektuar lejen e ndërtimit, duke shtuar katet e hoteleve në përfundim të çdo sezoni turistik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT