“Ekziston nga Enveri te Saliu…”, deklarata e Nexhmije Hoxhës për luftën e klasave (VIDEO)

Nexhmije Hoxha ka qenë një personazh mediatik, pavarësisht të kaluarës së saj. Madje, pak kohë para se të ndahej nga jeta ajo ka botuar edhe një libër me kujtimet e saj, por edhe eksponentë të politikës së atëhershme, fajësitë, kurthet e shumë nga ato që ndodhi shpesh në “Bllokun e Udhëheqjes”.

Në një nga daljet e saj në televizion, konkretisht në emisionin “Shqip” në Top Channel, Nexhmije Hoxha e pyetur për një falje të mundshme se kush duhet ta kërkonte tha: “Askush nuk kërkon falje, sepse ashtu ishte sistemi”.

Madje, Nexhmije Hoxha foli edhe për luftën e klasave. “Ishte atëherë lufta e klasave, por edhe sot është e njëjta, vetëm se ka ndryshuar forma. Edhe tani ndodh e njëjta gjë, sepse një demokrat heq një tjetër që është socialist”.

Nexhmije Hoxha la të nënkuptuar qartë se ajo që ndodhte me Enverin në vitet e udhëheqjes ndodh me Saliun (duhet thënë se intervista është marrë nga Rudina Xhunga gjatë kohës që kryeministër ishte Sali Berisha).

Por, këmbënguljes se lufta e klasave sot nuk të vret, Nexhmija dha një tjetër përgjigje:

“Nuk të vret, por të lë të vdesësh, është thuajse e njëjta gjë, por forma sërish ndryshon…”!.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT