Gjyqi në themel, avokati i Kryemadhit refuzon t’i kontrollojnë çantën, mbetet jashtë seancës

Sot mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se avokati i Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë.
Sipas ish-deputetes, Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar, nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.