378 informacione sekrete për Ramën dhe Metën vetëm për një vit, ja për çfarë bëhet fjalë

Çdo ditë të vitit, Shërbimi Informativ Kombëtar ka dërguar nga një informacion sekret për Presidentin Meta dhe kryeministrin Rama. Më së shumti informacioni kërkohet për aktivitet të kryer jashtë vendit nga persona të fushës diplomatike, apo zyrtarë të lartë.

Referuar shifrave që janë bërë publike nga vetë institucioni, për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me 378 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit, 289 informacione për ministritë e linjës dhe 826 informata  me destinacion agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit.

Në rastet e agjencive të hetimit janë kryesisht të karakterit penal, persona të kërkuar, dënuar, hetuar, apo me lidhje kriminale në më shumë se një vend.

Krahasuar me vitin 2017-ën, në vitin 2018 SHISH ka shtuar informacionet për krerët e lartë të Shtetit, pa sqaruar se përse ka ndodhur kjo. Ndërsa për vitin 2019 ende nuk ka një raport final, që më pas dërgohet zyrtarisht edhe në Kuvend, Kryeministri dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me 267 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit,  274 informacione për ministritë e linjës dhe 1060 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit.

SHISH është institucion qëndror që varet nga Kryeministri dhe drejtohet nga Drejtori, por që ka dy linja kontrolli Kuvendin e Shqipërisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm dhe sigurisht Kontrollin e Lartë të Shtetit, që vepron në çdo institucion zyrtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT