Shqiptarët e bllokuar mes Bosnjes dhe Malit të Zi, merret vendim për fatin e tyre

Njëmbëdhjetë shqiptarët e bllokuar mes Bosnjes dhe Malit të Zi pasi ishin nisur me makina nga Gjermania për tu kthyer në atdhe, prej 24 orësh mbetën të bllokuar mes dy pikave kufitare.

Bllokimi i tyre erdhi pas vendimit për mbylljen e kufijve, në kuadër të masave për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Por çfarë po ndodh me ta?

“Lidhur me shqetësimin e drejtë të 11 shtetasve shqiptarë të bllokuar në pikën e kalimit kufitar mes Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi (Trebinje), pas kontakteve me qeverinë e Malit të Zi dhe koordinimit mes policive të shteteve tona, është mundësuar eskortimi i katër automjeteve përmes territorit malazez. Policia e Malit të Zi do t’i shoqërojë deri në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit”, thotë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla duke njoftuar lajmin e mirë.

Ai shton se është e domosdoshme që në kushtet e mbylljes së kufijve tokësorë në shumë vende duhet që të gjithë të mbahen të informuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT