Të zgjedhësh Infektivin me dëshirë/ Historia e infermieres që u vendos në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit

Ndërsa shikonte sesi mjekët dhe infermierët, kolegët e saj po sëmureshin,

Ana Luca vendosi që ta linte postin e administratores së spitalit polivalent në QSUT dhe u vendos në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit.

“Isha me leje të zakonshme, kur mora vesh lajmin për rastet e para të infektuar në Shqipëri . Të nesërmen u ktheva menjëherë në punë dhe kërkova të rikthehesha në profesionin tim, atë të infermieres në Spitalin Infektiv”, tregon Ana për “Euroneës Albania”.

Ajo përlotet ndërsa tregon se me djalin e saj takohen vetëm virtualisht, pasi nga frika se mos infektohet dhe më pas infekton dhe atë, ka vendosur që te jetojë vetëm: “Ki kujdes më thotë, ai nuk e di se këtu jemi shumë të kujdesshëm”. Prej një muaj ajo nuk është takuar me të birin, i cili po ashtu ka frikë se mos nëna e tij infektohet.

“Një nga pyetjet që më bëjnë është nëse kam frikë se mos infektohem? Kur futesh aty brenda ekziston një atmosferë eupatie dhe e vetmja gjë që të shkon në mendje është që t’u japësh mbështetje dhe kujdes këtyre pacientëve”, thotë Ana, e cila e mbyll rrëfimin me fjalët: “Dalshim të gjithë faqebardhë”.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT