“Dilni në shesh”, PD mesazh demokratëve: Protesta nuk mund të lihet vetëm në duart e qytetarëve (FOTO)

Ndërsa protesta kundër projektit në Zvërnec vijon prej ditësh në Tiranë dhe është shtrirë edhe në diasporë, në grupet e demokratëve në WhatsApp po qarkullon një mesazh mobilizues për pjesëmarrje në tubimin e sotëm.
Në mesazhin e shpërndarë, demokratëve u bëhet thirrje t’i bashkohen protestës në orën 18:00, në një pikëtakim përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit. “Sot është koha të dalim të gjithë së bashku dhe të kërkojmë çdo ditë përgjegjësi deri në arritjen e qëllimit tonë”, thuhet në mesazh.
Thirrja vjen në një moment kur Partia Demokratike duket se po përpiqet të afrohet me protestën, pasi fillimisht e pa me dyshim dhe e sulmoi ashpër mobilizimin qytetar.
Mobilizimi i strukturave opozitare përmes WhatsApp-it tregon se protesta, e nisur si reagim qytetar ndaj zhvillimeve në Zvërnec, po kthehet gjithnjë e më shumë edhe në një terren beteje politike.
Mesazhi i dërguar demokratëve:
“Përshëndetje miq!
Sot, në orën 18:00, do t’i bashkohemi protestës mbarëkombëtare të të gjithë shqiptarëve!
Shumë prej jush prej kohësh kanë bashkuar zërin e tyre me zërin e rinisë shqiptare. Sot është koha të dalim të gjithë së bashku dhe të kërkojmë çdo ditë përgjegjësi deri në arritjen e qëllimit tonë.
Vendi i takimit do të jetë përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit.
Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe jo të shpërndarë, sepse vetëm të bashkuar zëri ynë do të dëgjohet dhe do të…”
