Ambasadorja Kim flet me Ramën, Metën e Bashën: Qëndroni të bashkuar, nuk është koha për politikë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë me Ilir Metën, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Kim shprehet se i ka lavdëruar për udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër COVID-19.

“Fola me Ilir Metën, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për të lavdëruar udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër COVID-19, dhe kjo gjë duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht. Nuk mund të fitohet luftë pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë”, shkruan Kim.

Po ashtu Yuri Kim, ka zhvilluar një bisedë me video me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku e ka falenderuar Manastirliun për punën e mjekëve kundër COVID-19.

“Kam folur me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me video dhe falenderova për punën e ekipit të kujdesit shëndetësor të saj dhe të Shqipërisë për vazhdimin e luftës kundër COVID-19. E rëndësishme për të gjithë që të vazhdojnë të rrinë në shtëpi!”, shkruan Kim.

Kjo bisedë mes ambasadores dhe liderëve politikë bëhet në një kohë kur Shqëipëria numëron 377 të infektuar me COVID-19 dhe 22 të vdekur. Më herët Kim ka njoftuar se SHBA do të mbështëssë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19 dhe në rimëbëkëmbjen e Shqipërisë. Ambasadorja po ashtu në disa mesazhe u është sdrejtuar shqiptarë dhe u ka kërkuar që të rrinë në Shtëpi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT