Prekëse/ Familja nga Gramshi jeton ne varfëri, fëmijët hanë vetëm përshesh me ujë (VIDEO)

Një familje me gjashtë anëtarë jetojnë si në kohët e mesjetës. Pa drita, ata vuajnë për bukën e gojës. Kjo familje nga Gramshi jeton në varfëri të skajshme. Edhe pse në Shqipëri, rasti i saj, fatkeqësisht, nuk është i vetmi.
News 24 tregon për familjen Kume në fshatin Sarasel të Gramshit ku kamera ka fokusuar kushtet e vvshtira të jetesës që vuajnë dhe fëmijët.
Sipas televizionit, pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji.
Gruaja e shtëpisë thotë:
Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam lekë t’i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar”.
Djali i madh i familjes është Eri. Ai është në klasën e katërt dhe punon si të ishte një burrë i madh, Ai detyrohet që të kryejë punë të rënda për të ndihmuar familjen.
Eri thotë:
Do ta ndihmojmë mamin, s’kemi për të ngrënë. Nuk kemi po mos ndihmuam. Detyrat i bëj jashtë se nuk kam drita, na i kanë prerë se nuk kishim lekë t’i paguanim”.
Por, familja Kume vuan edhe mungesën e energjisë elektrike. Kjo pasi ata nuk mundën ta paguajnë dhe ja kanë prerë. Kështu, fëmijët detyrohen që të mësojnë në dritën e diellit pasi errësira e natës i ka pushtuar përveç dhe varfërisë.
Të ardhurat e vetme që ka familja është ndihma ekonomike ku me të detyrohet të paguajë autobusin për të dërguar fëmijët në shkollë./ZgjohuShqiptar.info


NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT