Çim Peka postoi FOTO me inteligjencë artificiale të makinave të diasporës, Balla e IRONIZON: Kush i bën shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, do dilni rruar qethur

Teksa qytetarët janë duke protestuar për ditën e 21-të në bulevard, gazetari Çim Peka ka zgjedhur të postojë një foto të disa makinave që janë të “veshura” me flamuj kuqezi, duke supozuar se janë diaspora që ka ardhur sot për protestën.
Mirëpo në këtë foto e cila në fakt dukshëm është punuar me inteligjencë artificiale (AI), ai përpiqet të “ironizojë” kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Ballën, duke shkruar: “Po vijne te takojne Taulant Ballen, kordinatorin e DIASPORES!! Te mendosh se shume prej tyre para nje viti prisnin Ballen ne restorantet e Londres, Milanos, Athines e Berlinit…”
Nga ana tjetër kryedeputeti socialist Balla, e ka replikuar përmes një postimi në “Facebook”, duke ironizuar me postimin e bërë prej tij teksa është shprehur se edhe AI e bënë qesharak.
“Edhe AI e bëtë qesharak, se nuk vini kurrë mend që kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, po halli është se keni budallallepsur edhe ato opozitat e reja dhe vitin tjetër do dilni rruar qethur! Megjithate Çim ti prap do fitosh se do jesh me gjithë atë lesh në faqe ‘E ka bërë gabim AI i ka vendos makinat në krahun e kundërt të rrugës”, ka shkruar Balla.