Kush po kërcënohet? Karamuço për kreun e ri të SPAK: Mund të ketë tërheqje nga gara prej krimit të organizuar

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar mbrëmjen e sotme garën që po zhvillohet për përzgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

I ftuar në Euroneës albania, Karamuço është shprehur se përveç 4 kandidatëve në garë, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi, do të kishin qenë dhe 3 të tjerë, por që janë tërhequr nga kandidimi, njëri prej të cilëve për t’i hapur rrugë kolegut të tij.

Ervin Karamuço tha se kjo nuk është një rrugë e lehtë për asnjërin prej tyre pasi krimi i organizuar do të tentojë të ndërhyjë dhe të influencojë për zgjedhjen e kandidatët që ata preferojnë. Ndër të tjera ai tha se nuk është e habitshme sikur dikush prej tyre të japë dhe dorëherqjen pas shumë intimidimesh.

Të katërt këta kanë një profil që konkurrojnë shumë. Nuk kemi pasur një garë të tillë me kaq konkurrueshmëri. Do të jetë e vështirë edhe për KLP-në. Nuk e di si do të ndahen votat aty. Preferencat mund të ishin me shumë kandidatë. Mund të ishin edhe tre kandidatë të tjerë që kanë dashur të marrin pjesë. Njëri është tërhequr, por i hapi rrugë bashkëpunëtorit. Një tjetër donte të vinte kandidaturën për t’u dukur i rëndësishëm. Ka qenë dhe një tjetër. Mund të ishin 7, por janë katër dhe shumë mirë që janë me këto aftësi që kanë. Kemi mundësi të mburremi me të katërt.

Pra, do të thotë që SPAK-u ka elementë të jashtëzakonshëm brenda vetes, që janë një model, një stekë e ngritur, një standard që mund të lërë një trashëgimi të mirë.

Krimi i organizuar do të punojë për të influencuar në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, për preferenca të ndryshme. Do të synojnë t’i baltosin, t’i intimidojnë, shantazhojnë, dhe pse jo – ndonjë mund të tërhiqet dhe rrugës e të thotë: “U lodha”, siç ka ndodhur në raste të tjera, që janë bërë gati për t’u tërhequr dhe kanë thënë: “Çfarë është ky presion i madh? Në fund të fundit, çfarë do bëj? Do jem i pari në mes të barabartëve”, tha Karamuço.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT