Salianji “MESAZH” për Berishën: S’ka shërbim më të madh për Ramën, sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë më datë 23 Maj për kryetarin e ri (ose jo) të kësaj force politike, më e madhja në opozitë, vendimi ky i marrë këtë të hënë në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Ndërkohë është bërë një reagim nga Ervin Salianji, i cili tashmë prej kohësh “noton” kundër rrymës së Berishës, me takimet e organizuara nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, dhe ai nuk ishte prezent as sot në mbledhjen e Kryesisë ku u caktua edhe një grup pune për rishikimin në statut.

Salianji përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “X”, është shprehur se “nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai” një formë ironie kjo drejtuar Sali Berishës.

“Nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai. Rama është nën presion ndërkombëtar për shmangien e ligjit, për shkeljen e barazisë para ligjit dhe për përpjekjen për të ndryshuar rregullat për pezullimin e ministrave  Kryeministrit”, shkruan Salianji.

Prej kohësh i ka dalë kundër e sot mungoi në mbledhjen e

Postimi i Salianjit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT