Opozita e shqetësuar nga veprimet e Ilir Metës: Po na zë vendin ne, nuk po sillet si president (VIDEO)

Aksioni i Ilir Metës për të mbrojtur kushtetutën e Shqipërisë, për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, është brenda kornizave institucionale që duhet të ketë një kryetar shteti.
Por kur bëhët fjalë për thirrjet e tij për organizimin e protestave popullore, Shehi është kategorik dhe i kujton presidentit se po hyn në terrenin e opozitës, e cila prej 6 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha.
Presidentit i prezantuan kërkesën për zgjedhje të parakohshme, por përballë kanë një kryeministër që nuk e konsideron opozitën në pozitat për t’i mponuar vendit zgjedhje të reja.
Dhe këtë herë përgjegjësinë Shehi e sheh te vendimarrja e kreut të opozitës për të ndalur protestat.
Sipas aleatit të demokratëve, nëse në 2020-tën nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme, nxitimi për një reformë të re zgjedhore është i panevojshëm.
Shehi kërkon që forcat e opozitës të rrisin presionin ndaj qeverisë, duke e detyruar kryeministrin Rama të çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme, duke kujtuar se zgjedhjet e 2021 do të ishin një goditje e fortë për opozitën por edhe për të gjithë vendin.