“Marin Mema nxitës i urrejtjes”, Reagon kryetari i Bashkisë Finiq: Nuk po favorizoj vetëm grekët por dhe shqiptarët (VIDEO)

Diten e djeshme Kryetari bashkise Finiq Kristo Kiço, publikoj nje deklarate kercenuese ndaj gazetari Marin Mema per dokumentarin e fundit te publikuar ne emisionin “Gjurme Shqiptare”.

Ne deklarate ai kercenonte hapur gazetarin Mema per te vertetat e publikuara ndaj abuzimeve qe i beheshin shqiptareve dhe privilegjeve qe merrnin ata qe deklaroheshin grek.

Ai thekson serisht se faktet qe Mema paraqiti ishin te rreme dhe po mundohet te nxisi urrejtje per dy komuniteteve, ate grek dhe shqiptar ne Finiq. Mes te tjereave ai deklaroj se edhe fshatrat shqiptarë do të marrin investimet e duhura jo vetem ato me minoritet grek.

Reagimi i kyetarit të Bashkisë Finiq Kristo Kiço:

Nuk ka përçarje mes komuniteteve, këtë vit do të ketë investime në të gjitha fshatrat me origjinë shqiptare në Bashkinë e Finiqit, duke filluar nga rruga e fshatit Navaricë, qendra dhe rrugët e brendshme të fshatit Çlirim, rruga e fshatit Pandalejmon dhe ujësjellësi rajonal i Merkos, i cili do të furnizojë 12 fshatra, mes tyre edhe 2 fshatra në Bashkinë e Konispolit: Markat dhe Ninat

Back to top button
LAJMET E FUNDIT