Shqiptari Seferi triumfon në Hamburg, shkatërron gjeorgjianin Gogita
Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme në fund të vitit 2017.Ai mbylli me fitore vitin 2017, duke e mposhtur gjeorgjianin Gogita Gorgiladzen.Seferi ka fituar pas tetë raundesh, në të cilat dominoi plotësisht.Ndeshja u mbajt në Hamburg të Gjermanisë, ku Seferi kishte përkrahje si gjithmonë nga shqiptarët dhe i gëzoi ata me një fitore mjaft të rëndësishme.Kjo ishte ndeshja e fundit për këtë vit për boksierin kuqezi, i cili nuk dorëzohet asnjëherë.