Nafta e gjetur në Shpirag të Shqipërisë së shpejti në treg

“Nafta e gjetur nga Shell në Shpirag është e komercializueshme dhe mund të hyjë së shpejti në treg duke sjellë të ardhura të mëdha për ekonominë tonë”, deklaroi sot nga Fieri kryeministri Edi Rama.

I pranishëm në çeljen e punimeve të TAP në det, Kreu i Ekzekutivit bëri të ditur se “jemi në pritje të tymit të bardhë që përfundimisht do të përcaktojë të vërtetën lidhur me një eksplorim shumë të rëndësishëm të Shell-it në Shpirag”.

“Besojmë shumë që së shpejti do të kemi një lajm që do të jetë jashtëzakonisht pozitiv për të ardhmen e ekonomisë shqiptare, lajmin që nafta e e gjetur është e komercializueshme dhe mund të hyjë së shpejti në treg duke sjellë të ardhura të mëdha për ekonominë tonë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se kjo ka rritur jashtëzakonisht shumë edhe interesin për naftën tonë të shumë aktorëve të tjerë të rëndësishëm global./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT