VIDEO: Ishin rrënoja të harruara, shikoni Teatrin e ri të Tiranës

Nga rrënoja të harruara për dekada me radhë tani është duke u ndërtuar Teatri i ri i Tiranës, duke u transformuar çdo ditë në hapësira europiane me artin dhe kulturën e munguar.Me këto fjalë e ka nisur kreu i qeverisë Edi Rama, mëngjesin e sotëm.“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga progresi i punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri të Tiranës, ku rrënojat e një ndërtese të harruar për dekada të tëra po transformohen çdo ditë në një hapësirë europiane më shumë, të munguar për dekada për artin dhe kulturën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.Punimet për ndërtimin e Teatrit të ri të Tiranës kanë nisur në vitin 2016 në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT