VIDEO/ E pazakontë në Tiranë! Fëmija më aftësi të kufizuara shpërthen në lot, stafi PENGON mamanë që ta shoqërojë brenda shkollës: O vetëm sa ta fus në klasë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në shkollën 9-vjeçare “Niket Dardani” ku mamaja e një fëmijë me aftësi të kufizuara nuk është lejuar që të futet brenda ambienteve që të qetësojë djalin e saj, i cili po qante.
Në videon e publikuar nga JOQ Albania shfaqet momenti kur mamaja e fëmijës përplaset me stafin e shkollës pasi këta të fundit nuk lejojnë që ajo të hyjë brenda me argumentimin se ky është urdhër i dhënë nga lart.
“O vetëm sa ta qetësoj fëmijën, të futem për pak në klasë. Unë do të futem brenda po ik andej” i drejtohet mamaja e fëmijës rojes së shkollës.
Ky i fundit e shtyn dhe me tone të larta zëri i kundërpërgjigjet: Nuk lejohet fare, kam urdhër nga lart. Kujt i thu ik ti moj, kush je ti të më thuash mua ik.
Në lidhje me këtë situatë, mamaja ka rrëfyer se institucioni caktoi për djalin e saj një mësuese ndihmëse të profilit biologji, jo me arsim special.
Me pretendimin se djali nuk e ka pranuar mësuesen ndihmëse, pasi ndodhej në një mjedis të ri dhe e vetmja figurë e njohur për të ishte e ëma, ndaj ajo kërkoi që ta shoqëronte vetë atë me qëllim krijimin e qetësisë dhe stabilitetit për fëmijën.
Më pas, ajo pretendon se është nxjerrë një urdhër që i ndalon asaj hyrjen në institucion, ndërkohë që djali nuk qëndron pa praninë e saj për shkak të frikës së krijuar nga situatat e papritura.
Video credits: @/ joqalbania