Shënim: Socialistët (dhe demokratët) e protestës me mandat përfaqësimi

Protesta dyjavore e nisur si një kundërshtim për projektin e familjes Trump në Gërdec, edhe pse quhet dhe ka pjesë qytetare, ka përfshirë pjesë të rëndësishme të politikës.
Jo vetëm partitë e vogla, të krijuara para zgjedhjeve të shkuara apo ata të dala nga gjiri i Partisë Demokratike, por edhe eksponentë zyrtarë të dy partive të mëdha kanë qenë pjesë e saj që në fillime.
Padyshim, sot lajmi është se në këtë protestë kundër mazhorancës dhe qeverisë së Edi Ramës janë përfshirë e po përfshihen disa zyrtarë të zgjedhur apo personazhe të hershme të Partisë Socialiste.
Dalja si e pavarur e Neomalësores që u vu e para në listën e mbyllur të 11 majit 2025 në qarkun e Shkodrër, është vetëm zhvillimi i fundit.
Marjana Koçeku, po trajtohet nga establishmenti i protestës si heroina më e re, pikërisht nga ata njerëz që po në rrjetet sociale e kanë tallur paq për performancën, imazhin apo mungesën e një përmbajtjeje politike.
Por deputetja Koçekuq ë deklamoi se nga sot “asht e pamvarun” nuk është e vetmja. Pasi protesta ka marrë një dorë të fortë edhe nga zyrtarë socialistë që i janë kundërvënë kupolës së partisë së tyre, me një përshkallëzim pas humbjes së mandatit të tyre.
Ku në krye të listës janë dy ministrat e Jashtëm në qeveritë e Ramës; Ditmir Bushati e Elisa Spiropali, që tashmë konsiderohen si pjesë e rëndësishme e establishmentit anti-Rama.
Të cilët tashmë e kanë profilizuar oponencën e tyre, duke kërkuar një ndryshim të politikës së qeverisjes dhe lidershipit të mazhorancës.
Ndërkaq, në listën e shpërndarë të firmëtarëve të protestës, ku një pjesë vjen nga Kosova, që njihen si aktivistë të thekur të Vetëvendosjes ka edhe një këshilltar socialist të bashkisë së Sarandës. Ai është Ermir Hoxha, gazetar dhe moderator i emisioneve me përmbajtje fetare muslimane dhe drejtues i një media online po me theks fetar.
Media e cila në pjesën më të madhe sulmon ashpërsisht Izraelin dhe hebrenjtë, mbështet fort Turqinë e Erdoganit, si dhe sulmon ashpër Edi Ramën pikërisht për aleancën e tij me Izraelin.
Ndërkaq, në protest ka pasur që në fillim përkrahës të kauzës së saj që vijnë nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Gazetarja Beti Njuma, e cila është këshilltare e PD në bashkinë e Tiranës, ka sulmuar që në fillim investimet në Zvërnec e Sazan, duke përhapur në rrjetet e saj shkrimet e dala, sikur Ivanka Trump e ka konsideruar Sazaninin në një ishull privat të saj. Ndërkohë kur Sali Berisha, së paku në fillim zyrtarisht është shprehur pro investimit në Zvërnec e Sazan.
Natyrisht protesta ka shumë grupę të ndryshme politike e para politike që e mbështesin, siç është një që në panele është prezantuar si professor, i cili shpallte krijimin e Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare kundër kësaj qeverie. Profesori njihet si një nga mbështetësit më të zellshëm të Sali Berishës që nga 2021 kur u shpall Non Grata, si dhe për diskursin anti-Izrael e pro Trump. Por tani është kundër përfshirjes së familjes Trump në investimin miliardar në Shqipëri.
TemA