Rama nuk mendon se ka vendosur masa të ashpra për parandalimin e koronavirusit

Kryeministri Edi Rama nuk mendon se masat e marra së fundmi nga qeveria shqiptare janë të ashpra në luftën për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Ne duhet të bëjmë maksimumin për vendin tonë. Në këtë luftë të gjithë vendet janë vetëm në këtë luftë nuk ka solidaritet kombëtar ende. Pra ajo që ne neve na takon duke mos qenë SHBA, Franca, Britania, Gjermania, që kanë më shumë mjete financiare por po dridhen përballë këtij armiku, të bëjmë të gjitha gjërat e duhura pa asnjë kompromis që rrezikon jetën.

Dhe nëse ju doni vende të tjera, mund t’u them që në Itali mund të dalësh vetëm me qenin, jo me njëri-tjetrin.

Tjetër gjë që shumëkush e shkel ligjin dhe rezultatet i shikojmë çdo ditë në shifrat e infektimit dhe vdekjeve.

Masat shtrënguese janë i vetmi instrument që kemi për të luftuar këtë armik për të cilin nuk kemi ilaç, armë që ta vasë dhe që ne të çlirohemi nga ky makth.”, tha Rama në emisionin “Open”.

Kur u bë një krahasim mes Koresë së Jugut dhe Suedisë, e faktit se ato nuk kanë të tilla masa, kreu i ekzekutivit u përgjigj: “Koreja dhe Suedia e kanë mundur koronavirusin? Nuk është e vërtetë që Suedia e ka mundur virusin.

Ju e keni perceptimin që qeveria po ndëshkon. 99 % e popullit shqiptar mendon se qeveria po bën gjënë e duhur.

Sa i përket aspekteve të tjera, në lidhje me njerëzit që janë dëmtuar nga kjo luftë, jemi duke punuar ditë e natë dhe do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi, duke pasur parasysh nevojën për të lehtësuar njerëzit, por edhe që ku vend të mos të vetëvritet ndërsa lufton armikun. Do mendojmë të përballojmë luftën dhe më pas jetën në paqe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT