VIDEO/ Qytetarët e Shkodrës nuk binden edhe pas rasteve të reja me koronavirus, përplasen me policinë për grumbullimin në tregje

Një grup qytetarësh nga Shkodra vijojnë të mos rezpektojnë distancimin social edhe pse qeveria paralajmëroi masa më të forta ndëshkimi.
Pamje e A2 që të lenë pa fjalë, vijnë përsëri nga ky qytet, ku njerëzit vazhdojnë të grumbullohen në rrugë e tregje pas përfundimit të mbylljes 40 orëshe në mëngjesin e së hënës.
Efektivë të Policisë së Rendit janë vendosur në rrugët dhe tregjet kryesore të qytetit për të ndërgjegjësuar qytetarët të mos grumbullohen dhe të ruajnë distancën, por situata nuk po përmirësohet.