Të tërhiqen librat që ofendojnë shqiptarët
Në pyetje të deputetëve, deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri nga 50 pyetje të parashtruara paraprakisht nga ministrat kishte marrë vetëm 13 përgjigje nga të cilat deklaroi se nuk ishte aspak i kënaqur, dhe vazhdoi debatin duke parashtruar edhe pyetje plotësuese. Deputeti Zeqiri pyetje të parashtruara dhe plotësuese kishte ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe atë me theks të veçantë dedikuar subvencioneve, ku potencoi ndër të tjera nënçmimin e bujqve shqiptar dhe zhvillimin e bujqësisë në rajonin e banuar më së shumti ke shqiptarë, për ministrinë e Shëndetësisë nga të cilët kërkoi llogari për investime në aparatura spitalore të cilat janë të nevojshme për pacientët por të cilat mungojnë në spitalet ku ka më shumë pacient shqiptarë, llogari nga ministria e Kulturës.
Por në pyetje dhe përgjigje, deputeti Zeqiri hapi polemika edhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Pançe Kralev, nga i cili kërkoi llogari se deri kur do të tërhiqen librat e nxënësve në të cilat ka edhe përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve por edhe që kanë të pavërteta shkencore.
“Dëshiroj të më përgjigjeni në pyetjen në pyetjen, a thua në këtë vit shkollor do të korrigjohen dhe do të tërhiqen librat fyese që janë për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë duke filluar nga libri që mbaj në dorë, Gjeografia, që po ta shihni me plotë të pavërteta shkencore dhe fyese për shqiptarët në RM. Mendoj se sollëm ligj në parlament me të cilin ua dhamë të drejtën Juve që ti tërhiqni librat. Ku ka arritur projekti për tërheqjen e librave dhe a thua fëmijët në shtator do të fillojnë me libra të ri të cilët do të jenë të korrigjuar nga të pavërtetat shkencore dhe nga fyerjet që ju bëhen shqiptarëve në vend”, tha gjatë parashtrimit të pyetjes deputeti Zeqiri. Por ministri i Kralev theksoi se në këtë drejtim po punohet por duhet kohë për tu vërejtur nëse ka nevojë për intervenime.
“Kanë arritur vërejtje të ndryshme nga grupe të ndryshme qytetarësh të cilët për arsye të caktuara kanë vërejtje në një pjesë të librave jo vetëm në ata që i potencuat por edhe në të tjera dhe gjuhë të tjera dhe na duhet analizë e tërësishme”, deklaroi ministri Kralev, por i cili menjëherë u kundërshtua nga deputeti Zeqiri me kundërpërgjigjen që “nuk duhen më tepër argumente, por vetëm ta shohësh këtë hartën në të cilën shihet se Maqedonia kufizohet me Serbinë, a për këtë ju duhen argumente Juve”, theksoi Zeqiri duke mbajtur librin e Gjeografisë në dorë dhe duke treguar hartën nënçmuese për shqiptarët.
Në pyetje tjera ndaj ministrit Kralev, deputeti Zeqiri po ashtu theksoi se nuk është i kënaqur nga përgjigjja e tij në pyetjen e parashtruar se sa nga studentët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) kanë marrë bursa të niveleve të ndryshme që i ndan Ministria dhe Qeveria.
Në përgjigje të pyetjes së deputetit Zeqiri, ministri i MASH-it tha se “të gjithë bursat dhe ata që kanë marrë bursa në bazë të kategorive të ndryshme janë të publikuara në ueb faqen e ministrisë. Bursat të cilat ndahen, ndahen në kritere të qarta dhe publike dhe çdokush që i plotëson ato kritere merr bursa.
Para se të fillojë pushimi i rregullt prej një ore i seancës me parashtrim të pyetjeve të deputetëve, përsëri deputetët e PDSH-së kërkuan edhe një orë shtesë me pushim në shenjë proteste të mos zgjidhjes së çështjes të kërkuar nga ta para më shumë se një muaj, me të cilën kërkojnë që fjalimet e deputetëve shqiptarë një kanalin televiziv parlamentar të mos përkthehen në maqedonisht por të emitohen në mënyrën origjinale.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.