Miku i Donald Trump: Engel nuk mundi të ndikonte tek Obama për të ndihmuar Kosovën, është i dështuar në Ballkan

Arthur Schwartz, i cili është një mik i ambasadorit Richard Grenell dhe i familjes Trump, nëpërmjet një postimi në Twitter ka deklaruar se kongresmeni amerikan Eliot L. Engel nuk ka mundur të ndikonte te Barack Obama për ta ndihmuar Kosovën.
“Pse do të duhej që Grenell ta dëgjonte Engel? Engel nuk ndikoi te Obama që ta ndihmonte Kosovën. Partia e tij nuk e dëgjon kurrë atë për çështjet e Ballkanit. Historia e veprimeve të tij në Ballkan është një histori e dështimit të plotë”, ka shkuar Shwartz.
Një ditë më parë kongresmeni amerikan Engel deklaroi se është shumë i shqetësuar nga taktika që po përdor administrata Trump mbi Prishtinën.
Ai u shpreh se SHBA në vend që të linte një qeveri të re të përballej me një gjendje pandemie, kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi tarifat për Serbinë.
Why would @RichardGrenell listen to @RepEliotEngel? Engel couldn’t get Obama to help Kosovo. His party never listens to him on the Balkans. His record on the Balkans is a record of complete failure. https://t.co/QEL0HJOnSb
— Arthur Schwartz (@ArthurSchwartz) March 28, 2020