“Pakkush e di çfarë ndodh në terren”, si po gjurmohen rastet me koronavirus nga mjekët shqiptarë (FOTOT)

Ka një debat të ashpër në Shqipëri rreth numrit të testeve që po kryehen për të identifikuar rastet me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i përgjigjet akuzave të opozitës, e cila kërkon që të bëhen më shumë teste për koronavirusin.
Në një mesazh në “Facebook”, Manastirliu shkruan se “shumëkush flet për testime, por pakkush e di çfarë pune bëhet në terren nga #epidemiologët tanë, që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë”.
“#Mirënjohje për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me #COVID19 dhe izolimin e vatrave në territor”, vijon më tej ministrja.