Situatat emergjente, BE i jep “OK” Shqipërisë për mbështetje
Bashkimi Europian do mbështesë vendin tonë për të kaluar emergjencën e shkaktuar gna përmbytjetPas kërkesës së Shqipërisë për ndihmë pas përmbytjeve, BE ka ofruar mbështetje me pompa uji, gjeneratorë dhe mjete të tjera përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.Bashkimi Evropian iu përgjigj menjëherë kërkesës për ndihmë, falë mbështetjes nga Austria, Franca, Sllovakia dhe Sllovenia. Shqipërisë iu ofrua mbështetje edhe nga sistemi satelitor Copernicus, i cili ofroi hartat dhe pamjet satelitore për autoritetet kombëtare të mbrojtjes civile.Një ekip evropian i Mbrojtjes Civile është zhvendosur në Shqipëri dhe do të asistojë sot dhe nesër autoritetet shqiptare gjatë ofrimit të mbështetjes.Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides, tha se, “solidarizohemi për të mbështetur popullin shqiptar në këtë kohë. Më lejoni të falenderoj për mbështetjen e madhe vendet anëtare të BE-së, të cilët siguruan ndihma dhe furnizime përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile Evropiane. Ky është Solidariteti Evropian në veprim”.