PD proteston sot deri në mesnatë, ka një paralajmërim për policinë

Partia Demokratike ka dhënë detaje rreth protestës që do të zhvillojë pasditen e sotme.

Kjo e sotmja do të jetë një marshim protestë, në mungesë të sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi, i cili sipas PD, po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës.

Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, ndërsa tani do të jetë Ervin Minarolli.

Zyrtari i PD, Gazment Bardhi përmes një letre e ka njoftuar policinë se protesta do të zgjasë deri në mesnatë. Ai madje u ka kërkuar policëve “të mos bëhen pjesë e dhunës”.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”– thuhet në letrën e zyrtarit të PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT