“SPAK s’ka provuar asnjë shkelje ndaj meje”, Meta: Shpikja e akuzave për korrupsion dhe pastrim parash është bërë për justifikim…

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar së fundmi përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale lidhur procesin penal ndaj tij, duke e cilësuar çështjen me motive politike.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka kërkuar transparencë të plotë mbi procedurat hetimore dhe provat e administruara nga organet e drejtësisë.

Në reagim, ai është ndalur te hetimet për lobimet në SHBA, marrëveshjet me kompanitë “McKeon Group” dhe GSIS, si edhe komunikimet me autoritetet amerikane. Gjithashtu ai shprehet se autoritetet amerikane kanë sqaruar se nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me pagesa apo kontrata të paligjshme dhe akuzon SPAK për mungesë transparence.

“Por më fantastikja është përgjigjja nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA më 15 Korrik 2024 drejtuar Drejtoreshës së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë këtu, Znj. Alba Thoma, ku e njofton se në vijim të kërkesës për konfidencialitet, më 23 qershor 2024, një Gjykatë në SHBA ka urdhëruar që ekzekutimi nga ana jonë e kërkesës tuaj të trajtohet si konfidenciale dhe e padisponueshme për publikun për 2 vjet. Gjithashtu autoritetet amerikane kanë urdhëruar GSIS që për dy vjet të mos i japë asnjë informacion LSI-së,” thekson Meta në postim.

Po ashtu, Meta kundërshton edhe akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë provë për përfitime të paligjshme. Në postim ai kritikon ekspertizën financiare dhe pretendon se janë lënë jashtë të ardhura të ligjshme nga karriera e tij shtetërore.

“Shpikja e akuzave për korrupsion dhe pastrim parash për mua është bërë vetëm për të justifikuar rrëmbimin dhe paraburgimin tejet absurd, kur hetimet janë mbyllur prej 11 muajsh,” shkruan ai.

Postimi i plotë i Metës:

Çështja Meta: Transparenca dhe legjitimiteti është interes publik dhe demokratik

Që farsa kundër Ilir Metës është një operacion i mirëfilltë kriminal mediatiko-ligjor i orkestruar vetëm për qëllime politike me synim gjymtimin e pluralizmit politik dhe interesave kombëtare, kjo është shumë e qartë.

Por tani është koha të fokusohemi te transparenca dhe legjitimiteti i procesit, si interes publik dhe demokratik.

Provokimi terrorist i rrëmbimit të kryer 20 muaj më parë, më 21 tetor 2024, pasi opinioni publik ishte helmuar me një propogandë të shfrenuar për gati 20 vite, synonte të fshihte të vërtetën e madhe se edhe pse veprimet hetimore zyrtarisht kundër Ilir Metës kishin nisur procedurialisht që në vitin 2018, duke marrë persona në pyetje për Ilir Metën që ishte President i Republikës, kishte qenë e pamundur të provohej edhe një kundravajtje administrative apo penale, e jo më vepra të tilla si korrupsioni apo pastrimi i parave.

Por debati u përqëndrua te rrëmbimi si për të fshehur dështimin e prokurorëve specialë për të gjetur qoftë edhe një akt të parregullt administrativ të Ilir Metës që nga viti 1992 ashtu edhe pamundësinë për të justifikuar sekuestrimin e një qindarke të paligjshme apo një metër katror pasuri të paluajtshme të pajustifikuar.

Madje rrëmbimi ndodhi pa akuzë formale, por si person nën hetim i dyshuar për disa vepra penale sipas tyre.

U hap edhe alibia se prokurorët ishin “mërzitur” me banditin Ilir Proda për mënyrën e arrestimit, pra rrëmbimit, por në 23 tetor 2024, kur u pyetën nga Gjyqtari Erion Çela se si ishte kryer arrestimi, ata përmes Z. Arben Kraja u përgjigjën: “Sipas ligjit”.

Ndërkohë, një nga akuzat kryesore të pretenduara ishte ajo e lobimit të paligjshëm me “McKeon Group”, që u plasua në ballinën e revistës sorosiste “Mother Jones”, që në vitin  2018 dhe u rifreskua me bujë 4 vite më vonë në ballin e bulevardeskes austriake “Kronen Zeitung”.

Madje për këtë, siç rezulton përpara rrëmbimit tim, kishte ardhur edhe një përgjigje nga Autoritetet Gjyqësore Amerikane në shtator 2024 (para rrëmbimit), që bazuar në portalin FARA vërtetohej se LSI, në fund të prillit 2017, kur unë isha zgjedhur nga Kuvendi në detyrën e Presidentit të Republikës, kisha bërë takime me senatorë dhe kongresmenë përmes “Dorelita”-s, një kompani e një avokati mashtrues greko-amerikan, të cilin unë e kisha denoncuar si të tillë që më 30 janar 2017, siç provohet edhe nga letra zyrtare që Presidenti i “McKeon Group” i dërgon Departamentit të Drejtësisë ku e njofton se marrëveshja që ishte regjistruar në portalin FARA midis tij dhe greko-amerikanit Fidetzis ishte e paligjshme pasi ai nuk kishte patur autorizimin e LSI.

Por çuditërisht pas zgjedhjeve amerikane të 4 nëntorit 2024, i njëjti autoritet gjyqësor amerikan çon brenda 11 ditësh (pra më 15 nëntor 2024) një përgjigje tjetër, ku saktëson kompaninë që kishte bërë pagesën për “Dorelita”, e cila nuk kishte asnjë lidhje me LSI dhe Ilir Metën.

Ky fakt i ri kurrë nuk na u bë i ditur deri në qershor 2025 pasi Edi Rama kishte rrëmbyer 83 mandate deputetësh edhe me ndihmën e Task-Forcës së SPAK-ut.

Kjo mungesë transparence dhe neutraliteti ishte dhe mbetet lehtësisht e kuptueshme për çdo njeri që ka dy pare mend në kokë.

Pasi rrëzimi i kësaj akuze, jo vetëm vinte në pikëpyetje edhe tërë akuzat e tjera, por mund të përdorej nga ana e jonë si argument për të ndryshuar masën ekstreme të paraburgimit përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Jo vetëm kaq, por çuditërisht edhe gati 2 muaj pasi kishte ardhur përgjigjja shteruese se LSI kishte paguar vetëm 15 mijë dollarë të ligjshme dhe nuk kishte lidhje me marrëveshjen e pavarur që “Dorelita” e Fidetzis kishte me “McKeon Group”, në Prokurorinë e Posaçme, në prani edhe të avokatit tim , Z. Genc Gjokutaj, pyetem përsëri për këtë çështje më 7 Janar 2025, ku përgjigjet e mia ishin të njëjta si përpara rrëmbimit dhe siç u saktësua (por pas zgjedhjeve amerikane) nga autoritetet amerikane më 15 nëntor 2024 që nuk na u njoftua kurrë.

Ndërsa kulmi i “paanshmërisë” dhe “neutralitetit” ishte kur na u njoftua akuza si i pandehur, se ky episod kishte rënë.

“Pra u sqarua, – i themi ne, – puna e lobimeve meqënëse rasti i ‘McKeon Group’ ishte i vetmi ku unë isha i përfshirë drejtpërdrejt”.

“Jo, – na thanë, – ra akuza për ‘McKeon Group’, por vazhdon për lobimin me GSIS ku unë nuk kam asnjë nënshkrim, autorizim për pagesë, etj”.

Por më fantastikja është përgjigjja nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA më 15 Korrik 2024 drejtuar Drejtoreshës së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë këtu, Znj. Alba Thoma, ku e njofton se në vijim të kërkesës për konfidencialitet, më 23 qershor 2024, një Gjykatë në SHBA ka urdhëruar që ekzekutimi nga ana jonë e kërkesës tuaj të trajtohet si konfidenciale dhe e padisponueshme për publikun për 2 vjet. Gjithashtu autoritetet amerikane kanë urdhëruar GSIS që për dy vjet të mos i japë asnjë informacion LSI–së.

Pra me kërkesën e autoriteteve shqiptare, LSI-së duhej t’i ndalohej e drejta për t’i kërkuar informacion kompanisë GSIS për t’i kërkuar informacionin për të cilin e ka paguar në bazë të një kontrate të ligjshme të regjistruar në SHBA dhe Shqipëri.

Mbetet për t’u sqaruar deri në fund kjo kërkesë skandaloze, nëse është bërë vërtet nga Prokurorët e SPAK-ut apo e ka bërë Ulusiu me kokën e vet.

Por të akuzosh një njeri si në rastin Meta, për të cilin nuk ekziston asnjë firmë, autorizim pagesash si rasti i GSIS dhe t’i pamundësosh atij që për dy vjet të paktën deri më 23 qershor 2026, ta ketë të pamundur të garantojë provat që e shfajësojnë nga akuzat apo që të mos ketë mundësi kontrolli të ligjshmërisë së provave të pretenduara nga akuza, do të thotë të shkatërrosh me vetëdije procesin e rregullt ligjor, pasi synon t’i heqësh të drejtën e mbrojtjes efektive dhe provimit të pafajësisë të akuzuarit, ndërkohë që nuk je në gjendje vetë si organ i akuzës të provosh fajësinë, pra që Ilir Meta ka shkelur kontratën GSIS – LSI, e cila është shumë preçize, apo që Ilir Meta të ketë patur dijeni për pagesa të parregullta nga LSI për GSIS.

Ky arbitraritet i pashëmbullt procedural dhe institucional është i orkestruar, pasi ata e dinë shumë mirë se me kontratën e nënshkruar më 3 shkurt 2016 midis LSI e GSIS është tërësisht e verifikueshme përgjegjësia e çdo personi në LSI, të cilit i janë dërguar faturat nga GSIS dhe po kështu personi në LSI që ka autorizuar çdo pagesë për GSIS.

Dy mbeten mundësitë kryesore të këtij bllokimi arbitrar.

Varianti i parë është që persona të caktuar në LSI të kenë bërë veprime të parregullta pa dijeninë e Ilir Metës dhe tani përmes mungesës së transparencës janë marrë në mbrojtje nga SPAK-u  që të punonin për PS në 11 Maj 2025.

Varianti i dytë është që marrëveshja e 3 shkurt 2016 të jetë modifikuar me pëlqimin e dy palëve, por absolutisht pa dijeninë e Ilir Metës dhe mbahet e fshehtë.

Natyrisht, që ekziston edhe një varianti i trete që thjesht kemi një bllof të prokurorëve në bashkëpunim me kolegët e McGonigalit në Departamentin e Drejtësisë që mund të kenë mbetur ende në zyra nga ana tjetër e oqeanit.

Sidoqoftë, me durim dhe vendosmëri gjithçka do të dalë në dritë të diellit, por kjo mungesë transparence cenon edhe besimin në asistencën ndërkombëtare e sidomos amerikane në luftën kundër korrupsionit.

Është i provuar angazhimi i Charles McGonigal në manipulimin e institucioneve amerikane për t’i përdorur kundër drejtuesve të opozitës në vitet 2017 – 2020 dhe në veçanti kundër Presidentit të Republikës të asaj kohe, Ilir Meta.

Por të hysh në procesin e gjykimit në themel pa pasur të drejtën të kesh provat që provojnë pafajësinë tënde është kulmi i arbitraritetit procedural dhe instalimi i një diktature penale të papranueshme.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “Bykov kundër Rusisë” ka theksuar se: “Ligjshmëria e provës është element thelbësor i drejtësisë së procesit”.

Kjo mungesë transparence në rastin e marrëveshjes GSIS – LSI, jo vetëm pamundëson individualizimin e përgjegjësisë penale (nëse ka paligjshmëri), por pamundëson në rastin tim garantimin e mbrojtjes efektive edhe pse statuti i LSI e përjashtonte rolin e Kryetarit të LSI për shpenzimet financiare të LSI, që bëheshin me vendim Kryesie.

Po kështu, përgjegjësia penale është personale dhe nuk mund të kolektivizohet proceduralisht.

Duke qenë se nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje Meta–GSIS, por LSI–GSIS, është përgjegjësi e PL (LSI), të insistojë pranë autoriteteve amerikane që të mos manipulohen në zbardhjen e kësaj çështje deri në fund dhe sa më parë.

Njëanshmëria ekstreme e prokurorëve të çështjes ka kaluar çdo kufi në abuzimin me letërporositë e dërguara në SHBA (dhe jo vetëm) siç më flagrante është ajo e 11 mars 2025 ku u raportohen autoriteteve amerikane se ishte provuar që unë kisha përdorur 3 karta bankare amerikane.

Ndërkohë që më vonë autoritetet amerikane sqaruan se unë as nuk kisha përdorur karta të tilla dhe as nuk kisha qenë present në ato shtete kur ishin përdorur kartat.

Ndaj jo rastësisht “shorti” për seancën e gjykimit paraprak i ra Znj. Irena Gjoka, e cila ishte nën hetim, dy herë në konflikt interesi dhe pamundësi për të pushuar akuzat inekzistente për mua apo për t’i detyruar prokurorët të bënin veprimet hetimore që me vetëdije i kishin shmagur, siç ishte edhe marrja në pyetje e shtetasit shqiptaro–amerikan, i cili përmendet 300 herë në akuzë.

Shpikja e akuzave për korrupsion dhe pastrim parash për mua është bërë vetëm për të justifikuar rrëmbimin dhe paraburgimin tejet absurd, kur hetimet janë mbyllur prej 11 muajsh.

Në çështjen “Ilijkov kundër Bullgarisë”, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar se: “Rëndësia e akuzës nuk mjafton në vetvete për të justifikuar masën më të rëndë të sigurimit”.

Po kështu, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “Buzadji kundër Moldavisë” ka përcaktuar se: “Me kalimin e kohës, barra për justifikimin e kufizimit të lirisë bëhet gjithnjë e më e rëndë për autoritetet”.

Ndërkohë që akuza për korrupsion ndaj meje është inekzistente, sepse për ekzistencën e figurës së korrupsionit kërkohet:

–  ekzistenca e një veprimi ose mosveprimi konkret funksional;

–  lidhja shkakësore midis funksionit publik dhe përfitimit të pretenduar;

–  marrëveshje korruptive;

–  përfitim i paligjshëm i provuar.

Në rastet e pretenduara:

Nuk evidentohet asnje akt konkret administrativ apo funksional i kryer ne kembim te nje perfitimi;

Mungon lidhja direkte midis funksionit publik dhe perfitimit te pretenduar;

Nuk provohet ekzistenca e nje marreveshjeje korruptive;

Nuk ka prove direkte mbi shkembimin “favor publik-perfitim privat”.

Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut, ne ceshtjen “Kokkinakis kunder Greqise” ka percaktuar se: “Ligji penal duhet te jete i parashikueshem dhe i interpretueshem ne menyre te qarte”.

Sepse ne mungese te elementeve konkrete te figures se vepres penale, procedimi penal nuk mund te mbeshtetet mbi:

perceptime,

deduksione politike,

interpretime te zgjeruara,

hipoteza mediatike.

Edhe vete Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise ka theksuar ne jurisprudencen e saj se: “Pergjegjesia penale eshte individuale dhe nuk mund te mbeshtetet mbi prezumime apo deduksione abstrakte”.

Po kështu, edhe për akuzën e “pastrimit të produktit të veprës penale” nuk ekziston asnjë element i saj.

Figura e pastrimit të produktit të veprës penale kërkohet të ketë:

–  ekzistencën e një vepre penale bazë,

–  identifikimi i produktit kriminal,

–  dijenia mbi origjinën kriminale,

–  qëllimi për fsheje ose legalizim.

Në rastin tim :

–  nuk është provuar paraprakisht ekzistenca e një vepre penale bazë të formës së prerë;

–  nuk është individualizuar qartë produkti kriminal;

–  mungon prova mbi dijeninë dhe qëllimin kriminal.

–  ekspertiza ime financiare është bërë nga një punonjëse e SPAK-ut, e cila jo vetëm është në konflikt interesi se nuk mund të dilte kundër dëshirave të punëdhënësit, por qëllimisht nuk ka llogaritur të ardhurat e mia të ligjshme që nga viti 1992  kur jam zgjedhur deputet e deri në vitin 2002.

Pra pagat e mia si deputet, Sekretar Shteti, Zevendeskryeminister, Kryeminister dhe Minister i Jashtem nuk duhej te llogariteshin qe une te dilja me “deficit”.

Po keshtu, edhe pagesat nga Bordet e ndryshme qeveritare, dietat dhe plot te ardhura te tjera te vertetuara ligjerisht.

Nderkohe qe ekspertiza qe une kam dorezuar, e bere nga ekspert i licensuar nga Ministria e Drejtesise, deshmon per nje teprice te konsiderueshme te ardhurash te ligjshme ne raport me shpenzimet.

Pra shumë “qartë”, prokurorët në pamundësi që të siguronin një vepër penale, sajojnë një ekspertizë të turpshme me punonjësen e tyre për të nxjerrë një “deficit”, i cili u lejon të hamendësojnë se ka patur të ardhura të pajustifikueshme, të cilat duhet të kenë ardhur nga ndonjë vepër penale korrupsioni të dyshuar dhe të ëndërruar prej tyre.

Mjafton të bësh një ballafaqim midis përmbajtjes së plotë të ballafaqimit të palëve në seancën paraprake dhe reflektimin e saj në vendimin e gjykatëses për të kaluar çështjen në gjykim.

Është fiks si dallimi midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut.

E njëjta gjykatëse që dukej si e balancuar dhe habitej me gafat e prokurorëve, ishte transformuar në një manipuluese të procesit të gjykimit duke ua kaluar për nga njëanshmëria edhe vetë prokurorëve.

Prokurorët nuk guxuan as t’i referohen një interviste të dhënë për qëllime biznesi dhe azili politik midis Elvis Mataj dhe gazetarit Artan Hoxha në shtator 2015, por thjesht e kanë përmendur si një “prove”, e cila vetëm e tillë nuk është, pasi nuk është marrë në formën e duhur ligjore dhe as në betim.

Po kështu, Elvis Mataj më pas, si në 2015, por edhe në të gjitha deklarimet para SPAK-ut e ka mohuar këtë intervistë  si edhe të gjitha pretendimet e kallëzuesit Romeo Kara dhe Dritan Prifti të bazuar mbi këtë intervistë.

Jo vetëm kaq, por ajo është në kundërshtim të plotë me të gjitha deklarimet e bëra nga Elvis Mataj para Prokurorisë në betim nga viti 2011 e në vazhdim deri në 2022.

Po kështu, edhe në dëshmitë e tij për Arbitrazhin e Vjenës, ku janë paraqitur dëshmi të dyfishta si pro Ismailajt deri në Mars 2014, por edhe kundër Ismailajt nga Prilli 2014.

Po kështu, dy e-mailet e tij të 9 dhe 16 Prillit për Avokatin Hauser në Vjenë, që janë në dosjen e SPAK-ut, tregojnë qartë se marrëveshja e 1 Shtatorit 2010 CEZ–DIA u realizua pas prezantimit që iu paraqit Bordit të CEZ nga DIA duke përdorur  “Passout & Partners”, një kompani austriake, ndërsa marrëveshja e dytë e Shkurt 2011 u bë pasi iu dërgua  Bordit të CEZ-it në Pragë dy e-maile nga Elvis Mataj dhe Josef Hejsek me vërtetimet e kompanisë mëmë ndërkombëtare të DIA dhe aksionerët e saj apo ajo që njihet si DIA e Uashingtonit (Rebecca).

Këtë qëndrim të pavarur nga Elvis Mataj, por të njëjtë me të e pohon në betim edhe Josef Hejsek i pyetur nga Prokuroria e Tiranës më 20 Dhjetor 2011.

Duke shpresuar se ne nuk e kishim këtë provë, prokurorët u detyruan ta paraqisnin vetëm gjatë seancës paraprake, kur e kuptuan se ne e dispononim.

Sepse i gjithë ky proces është iniciuar, i bazuar mbi falsifikime, fshehje provash, mungesë transparence dhe manipulim të opinionit publik për të krijuar një perceptim fajësie përpara procesit gjyqësor.

E tëra kjo ndodh se mungon një fakt sado i parëndësishëm penal apo administrativ në karrierën time publike 33-vjeçare të hetuar.

Ndërkohë, që statusi institucional dhe pesha publike e personit të akuzuar imponon:

standard me te larte kujdesi procedural;

proporcionalitet me rigoroz;

transparence te shtuar gjate gjykimit per te shmangur institucionalizimin politik te procesit penal;

neutralitet institucional;

proces te bazuar vetem mbi prova ligjore.

Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ka theksuar vazhdimisht se: “Drejtesia duhet mbrojtur nga çdo ndikim politik apo perceptim i tille”.

Ndaj ne nje shoqeri demokratike: Ndersa lufta kunder korrupsionit eshte legjitime, por ajo nuk mund te perdoret kunder pluralizmit politik.

Dhe ky perfundim parandalohet vetem permes transparences dhe legjitimitetit te procesit qe kerkon:

mbrojtje te standardeve te procesit te drejte e te rregullt ligjor;

barazi te paleve ne proces;

shmangie te drejtesise selektive;

ruajtje te balances kushtetuese ku gjykata duhet te jete mbi palet dhe jo sherbetore e njeres pale, pra pushtetit momental.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT