Hiqet Shqipëria nga ‘vend i sigurt’, bum kërkesash për azil

  • Iniciativa për Stabilitet në Europë, letër Parlamenti Europian: “Shkurtoni kohën e përgjigjes për azilkërkuesit”. Kanë kërkuar azil 6 725 shqiptarë

BE-ja hoqi kërkesën për vizë Shengen me qëndrim afatshkurtër për shtetasit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në dhjetor 2009 dhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje- Hercegovinës në dhjetor 2010. Por, procesi i liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor ishte i kushtëzuar me respektimin rregullave. Pavarësisht se vitin e parë Shqipëria paraqitej më mirë se vendet e tjera ballkanike, në Bashkimin Europian gjithnjë e më shumë po rritet shqetësimi për shtimin e numrit të kërkesave për azil nga shqiptarët. Letra Përmes një letre të hapur dërguar më 13 shkurt 2013, Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme dhe Parlamentit Europian, qendra “Iniciativa për stabilitet në Europë”, kërkon rishikimin e procedurave për azilkërkuesit e Ballkanit Perëndimor. Ekspertët shprehen se zgjatja e procedurave për marrjen e një përgjigjeje për azilkërkuesit, shoqërohet me rritjen e numrit të kërkuesve. Vendet që kanë përfunduar me sukses dialogun për liberalizimin e vizave me Komisionin Europian, duke përmbushur të gjitha kërkesat dhe kriteret për një dialog të tillë, konsiderohen si pjesë përbërëse të vendeve të sigurta. Azilkërkuesit e Ballkanit Perëndimor në shumicën dërrmuese synojnë shtetet anëtare të BE-së me procedura të gjata: Gjermani, Suedi, Belgjikë..

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT