Diplomati rus Lavrov: Dialogu Kosovë-Serbi nën kujdesin e BE’së ka dështuar

Në Raporti e Diplomacisë së Rusisë për Serbinë dhe Kosovën, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, ka folur edhe për gjendjen aktuale politike në Kosovë, ai ka thënë se kaosi pas zgjedhjeve dhe lufta për pushtet po vazhdojnë dhe sipas tij klima e negociatave nuk ka gjasa të përmirësohet

Në Raporti e Diplomacisë së Rusisë për Serbinë dhe Kosovën, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, ka thënë se kaosi pas zgjedhjeve në Kosovë është shkaktari që po mungon subjekti i diskutimi për rifillimin e dialogut me Beogradin. Ai gjithashtu ka thënë se dialogu nën kujdesin e BE’së nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë.

“Sa i përket situatës në Kosovë, kaosi pas zgjedhjeve dhe lufta për pushtet po vazhdojnë, mungon subjekti i aftë për diskutime që të rifillohet dialogu me Beogradin. Duke pasur parasysh pikëpamjet radikale të nacionalistëve që fituan zgjedhjet e tetorit, klima e negociatave nuk ka gjasa të përmirësohet. Në përgjithësi, dialogu nën kujdesin e Bashkimit Evropian nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë. Potenciali ndërmjetësues i BE’së është zhvlerësuar në mënyrë të konsiderueshme”, ka thënë Lavrov.

Ai tutje ka thënë se Brukseli nuk po mund të ketë ndikim mbi kosovarët, duke ju referuar taksës 100%, dhe për mungesë të qasjes konstruktive për fillimin e dialogut.

“Për një kohë të gjatë Brukseli nuk ka qenë në gjendje të ndikojë mbi kosovarët dhe t’i detyrojë ata të kenë një qasje të arsyeshme konstruktive për negociatat me Serbinë. Kjo mund të shihet në shembullin e taksave diskriminuese anti-serbe 100% ende në fuqi, të vendosura nga autoritetet e Kosovës në nëntor 2018. Për më tepër, që nga prilli 2013, Prishtina po saboton përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra nga BE në kuadrin e krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe të Kosovës, e cila do të kishte kompetenca të rëndësishme ekzekutive për të siguruar interesat e serbëve të Kosovës”, është shprehur Lavrov.

Ky është Raporti i plotë i Diplomacisë së Rusisë për Serbinë dhe Kosovën në OKB

Marrëdhëniet ruso-serbe kanë arritur një nivel partneriteti të mirëfilltë strategjik. Ato bazohen ne ngjashmerite dhe gjërat e përbashkëtat kulturore dhe historike, në unitetin e qasjeve dhe vlerësimeve të së kaluarës dhe të tashmes. Kjo merr një rëndësi të veçantë në sfondin e përpjekjeve për të rishkruar historinë, në veçanti, për të ulur meritat e vendeve dhe popujve tanë në luftën kundër fashizmit. Në Serbi është planifikuar të organizohet një marshim në shkallë të gjerë i “Regjimentit të Pavdekshëm” në prag të Ditës së Fitores (ka afro 4 vite që në Rusi dhe në disa ish-vende sovjetike organizohen marshime të tilla, ku familjarë të të rënëve në luftë mbajnë fotot e tyre). Ne e mbështesim këtë nismë. Do të jemi të lumtur ta shohim Presidentin A. Vuçiç në festimin e 75-vjetorit të Fitores në Moskë më 9 maj të këtij viti. Shpresojmë që një njësi ushtarake serbe të marrë pjesë në Paradën në Sheshin e Kuq.

Bashkëpunimi ekonomik po zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme. Në janar-tetor 2019, vëllimi tregtar u rrit në terma vjetorë me 15.5%. Komisioni Ndërqeveritar dypalësh për bashkëpunim tregtar, ekonomik, shkencor dhe teknik po punon në mënyrë aktive – mbledhja e tij e ardhshme është caktuar për në mars të këtij viti në Kazan. Më 25 tetor 2019 u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Serbisë dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, e cila do t’i japë një impuls të ri forcimit dhe diversifikimit të lidhjeve tregtare dhe ekonomike. Është kryer shtrimi i tubave në pjesën serbe të linjës tranzitore të tubacionit të gazit “Rrjedha Turke”.

Për vite me radhë Rusia mbetet furnizues i besueshëm me burime të energjisë për Serbinë dhe Ballkanin në tërësi. Siguria energjetike e rajonit do të garantohet. Janë vendosur lidhje të forta midis kishave ortodokse ruse dhe serbe. Ato bazohen në një kuptim të përbashkët të trashëgimisë shpirtërore historike dhe çështjeve bashkëkohore, kryesisht në kontekstin e përpjekjeve të padenja të Fanarit për të zyrtarizuar autoritetin e tij mbi Kishën Ortodokse të Ukrainës me metoda jo-kanonike. Këto “manovra” të Patriarkanës së Kostandinopojës shkaktojnë dëme të mëdha në tërë botën ortodokse. Eshtë shumë e rëndësishme që Patriarku i Serbisë Irinej dhe hierarkët kryesorë të Kishës Ortodokse Serbe në mënyrë konstante të përkrahin Kishën Ortodokse Ruse në lidhje me temën e Ortodoksisë në Ukrainë.

Sa i përket situatës në Kosovë, kaosi pas zgjedhjeve dhe lufta për pushtet po vazhdojnë në krahinë, mungon subjekti i aftë për diskutime që të rifillohet dialogu me Beogradin. Duke pasur parasysh pikëpamjet radikale të nacionalistëve që fituan zgjedhjet e tetorit, klima e negociatave nuk ka gjasa të përmirësohet. Në përgjithësi, dialogu nën kujdesin e Bashkimit Evropian nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë. Potenciali ndërmjetësues i BE-së është zhvlerësuar në mënyrë të konsiderueshme. Për një kohë të gjatë Brukseli nuk ka qenë në gjendje të ndikojë mbi kosovarët dhe t’i detyrojë ata të kenë një qasje të arsyeshme konstruktive për negociatat me Serbinë. Kjo mund të shihet në shembullin e taksave diskriminuese anti-serbe 100% ende në fuqi, të vendosura nga autoritetet e Kosovës në nëntor 2018. Për më tepër, që nga prilli 2013, Prishtina po saboton përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra nga BE në kuadrin e krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe të Kosovës, e cila do të kishte kompetenca të rëndësishme ekzekutive për të siguruar interesat e serbëve të Kosovës. Ne i konsiderojmë planet për të krijuar një “ushtri të Kosovës” të mbështetur nga vendet kryesore të NATO-s si një kërcënim serioz për sigurinë rajonale. Kjo është një shkelje e madhe e dispozitave të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, e cila përmban një kërkesë për çmilitarizimin e çdo grupi të armatosur të shqiptarëve të Kosovës, duke lejuar praninë në Kosovë vetëm të kontigjenteve shumëkombëshe.

Ne kemi tërhequr dhe do të vazhdojmë të tërheqim vëmendjen e partnerëve tanë perëndimorë në mos-transparencën e aktiviteteve të bazës ushtarake Bondsteel, e cila në atë kohë u ngrit si pjesë e veprimtarive paqeruajtëse për të zbatuar rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, por tani është shndërruar zyrtarisht dhe praktikisht një objekt amerikan. Ne presim që Gjykata Speciale në Hagë për hetimin e mizorive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të fillojë punë realisht në të ardhmen e afërt. Të gjithë ata që janë fajtorë për krime të rënda (përfshirë vrasje me qëllim marrjen e organeve njerëzore), të zbuluara dikur nga relatori D. Marti, duhet të nxirren para drejtësisë dhe të përballen me ndëshkimin e merituar – pavarësisht nga postet e tyre aktuale. Qëndrimi rus për Kosovën është i njohur. Ne mbështesim arritjen nga Beogradi dhe Prishtina të një zgjidhjeje të zbatueshme dhe reciprokisht të pranueshme në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Kjo zgjidhje duhet të përputhet me të drejtën ndërkombëtare dhe të marrë miratimin e Këshillit të Sigurimit të KB.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT