Aksident te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”në Durrës, disa të plagosur, dyshohet edhe për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e kësaj të shtune.
Te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”, automjeti ka dalë në korsi të kundërt.
Sipas asaj që raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, disa persona janë plagosur, teksa dyshohet edhe për viktima.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.