Shqipëria realizoi me sukses procesin e votimit të diasporës shqiptare në zgjedhjet e 11 majit, KQZ merr çmimin e rëndësishëm (DOKUMENTI)

Në zgjedhjet e 11 majit Shqipëria mundësoi për herë të parë votimin nga jashtë vendit për shtetasit në diasporë, një proces i cili ka shënuar sukses për vendin tonë pasi së fundmi KQZ ka marrë çmimin e rëndësishëm e “A-WEB Best Practices & Initiatives Awards” (Çmimet për Praktikat dhe Iniciativat më të Mira).

Sipas dokumentit të siguruar nga burimet mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar nga Shoqata Botërore e Organeve Zgjedhore (A-WEB).

Çmimi në fjalë njeh kontributin e  KQZ-së në praktikat e menaxhimit zgjedhor dhe pritet të dorëzohet zyrtarisht gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 7-të që do të mbahet në Manila, Filipine, nga data 12 deri më 17 tetor të 2026.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të dhënat zyrtare të KQZ-së regjistruan një numër prej 245,935 shtetasish shqiptarë jashtë vendit të cilët u regjistruan me sukses në platformën elektronike për të marrë fletët e votimit me postë.

Shqipëria realizoi me sukses procesin e votimit të diasporës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT