Eurodeputetja gjermane: Thaҫi e LDK dëshirojnë që të grabisin pushtetin, grusht shteti!

Reagime të ashpra ka pasur nga eurodeputetja, dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon në lidhje me situatën politike në Kosovë.
Viola Von-Cramon ka sulmuar direkt LDK e Isa Mustafës dhe Presidentin Hashim Thaҫi, se dëshirojnë që të grabisin pushtetin në Kosovë.
“Një lloj grusht shteti në stilin e Kosovës. Nuk është mirë kështu Hashim Thaçi.”-ka shkruar ajo.
Gazeta Express ka pyetur raportuesen për Kosovën në PE Viola Von-Cramon pas postimit të saj sot në Tëitter ku ka thënë se “mocioni i votëbesimit nga LDK-ja për qeverinë Kurti ku bënë pjesë edhe vet do të ishte katastrofal për Kosovën”.
“Partneri I koalicionit në qeverinë e Kosovës, LDK-ja ka njoftuar se do të iniciojë mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti e cila ka marrë detyrën para më pak se 50 ditë. Presidenti Hashim Thaçi gjithashtu dëshiron që të përdorë koronavirusin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme jo vetëm që të fitojë më shumë pushtet por të shfrytëzojë këtë moment për të larguar nga pozita kryeministrin Albin Kurti”, ka thënë Von-Cramon.
“Presidenti Thaçi dhe partneri I koalicionit LDK-ja, janë duke e shfrytëzuar krizën e koronavirusit si pretekst për lojërat e tyre me pushtetin. Arsyeja e lidershipit të LDK-së për mocion votëbesimi ndaj qeverisë është e qartë që nuk është përgjigje e duhur se si të trajtojnë krizën aktuale. Ata duan të sigurohen që në instancat ndërkombëtare lideri legjitim I zgjedhur dhe kryetari I ekzekutivit, Albin Kurti të mos ketë mundësi të udhëheqë dialogun. Në periudhën e rrethanave të jashtëzakonshme dhe të mbylljes së kufijve, ku jeta politike është pezulluar në masë të madhe, partnerët e koalicionit duhet të të konisderojnë për suspendimin e vendimit për mocionin e votëbesimit deri në përfundimin e krizës së shëndetit publik”, ka thënë deputetja e Parlamentit Evropian më tej./ I.M-Dritare.net
