‘E nga mos t’i vinte Shqipërisë epidemia’, reagon Ngjela: Ministrja e Shëndetësisë nuk qenka mjeke, por mësuese biologjie, turp!

Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me situatën dramatike që po kalon sot e gjithë bota, dhe pa dyshim edhe Shqipëria.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, avokati i njohur ironizon kryeministrin si dhe ministren e Shëndetësisë, duke zbuluar se kjo e fundit nuk është mjeke, por një mësuese biologjie.

Sipas Ngjelës, duhet që në mënyrë urgjente të emërohet një mjek epidemilog në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, gjë të cilën Rama nuk ka arritur ta kuptojë.

Avokati bën përgjegjës si qeverinë si ministren në veçanti, për masat joefikase që u ndërmorrën kur koronavirusi shpërtheu në Itali, e më pas trokiti në derën tonë.

“Epidemia mbërriti në Shqipëri nga Italia, dhe me anë të shqiptarëve të infektuar atje. Po masat në kufirin shqiptar çfarë ishin? Masat e ministres qenë ato që iu kërkon mësuesja e fillores nxënësve të një fshati të humbur të Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.

Screenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT