Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze

Një operacion i koduar “Stolen Gold” ka goditur një skemë kriminale të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit.

Në pranga ka përfunduar D. S., 27 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim B. A., 45 vjeç, të dy të dyshuar për sigurimin e bizhuterive dhe orëve luksoze në Itali e Greqi, që futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe tregtoheshin në argjendari në Fier e Lushnjë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 7 administratorë argjendarish, të dyshuar për blerje dhe tregtim të sendeve pa dokumentacion ligjor.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan:

15.2 kg ar

4.2 kg argjend

612 ora të markave të ndryshme

13 varëse me gurë diamanti

Sende të dyshuara me vlerë artistike e kulturore

Para në lekë dhe euro, celularë, DVR dhe objekte të tjera

Vlera paraprake e sendeve të sekuestruara llogaritet rreth 2 milionë euro.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT