Saranda dhe Ksamili në “lupë” për ndërtimet pa leje, emërohen drejtuesit e rinj të IMT-së dhe Urbanistikës

Fatjon Vela dhe Gerald Thoma janë dy drejtuesit e lartë të administratës lokale në Sarandë, të cilët kanë marrë respektivisht detyrat e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtorit të Urbanistikës, në bashkinë e bregut të jugut.

Fatjon Vela është emëruar në krye të IMT Bashkia Sarandë, duke zëvendësuar Eduart Veliun, i cili është shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje dhe shpërdorimin e detyrës.

Ndërkohë, Gerald Thoma është emëruar Drejtor i Urbanistikës, pas largimit nga detyra të Zenel Bajramit, i cili sipas burimeve ka paraqitur dorëheqjen, njofton portali lokal Saranda Web.

Këto emërime të reja vijnë pas operacioneve në bregdetin e jugut, ku janë konstatuar paligjshmëri dhe shpërdorim detyre në lidhje ndërtimin pa leje të strukturave të shërbimit për sezonin veror.

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në kuadër të një hetimi për ndërtime dhe shpërdorim detyre në zonën e Sarandës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT