Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Sipas UKT-së zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit janë Kombinat, Prush, Sharrë.
Ndërsa zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, “3 Vëllezërit Kondi”, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri dhe Sauku i Vjetër.
UKT njofton gjithashtu se punonjësit janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.