Gjoba ndaj futbollistëve shqiptarë, Zvicra nuk pranon paratë e mbledhura


Ndeshja e Zvicrës me Serbinë pati një jehonë e cila mesa duket do te mbetet gjatë në mendjen e gjithsecilit.

Shqiptarët u ndjenë krenarë më shumë se kurrë me gjestin e dy futbollistëve me origjinë shqiptare, të cilët menjëherë pas shënimit të golit, bënë simbolin e shqiponjës së flamurit.

Por Zvicra ditën e sotme ka dalë me një deklaratë zyrtare ku nuk e ka pranuar fondin e mbledhur nga shqiptarët për t’i paguar gjobat e futbollistëve të përfaqësueses zvicerane.

Ka qenë Rilind Reka një nga nismëtarët e mbledhjes së parave për të paguar gjobën prej 25 mijë frangash të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit, ai që ka treguar në “Facebook” se Federata e Zvicrës i ka rekomanduar që paratë e grumbulluara të dorëzohen për ndonjë kauzë të mirë.

“Federata dëshiron që paratë të mos u dorëzohen lojtarëve, por të dhurohen për një kauzë të mirë (që ju mund ta zgjidhni)”, ka qenë përgjigja e Federatës së Zvicrës për Rekën.

Në fotografitë e postuara, Reka ka zbuluar se po mendon që këto para të grumbulluara të dorëzohen për ekipet e vogla të futbollit dhe për shkollat fillore në zonat rurale të Kosovës.

Për këtë ai ka marrë përkrahjen e zviceranëve që i kanë premtuar se do ta ndajnë në Facebook këtë veprim sapo ai të realizohet./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT