Rama komenton për herë të parë sjelljen e Braçes kundër socialistëve: Nuk është për t’u çuditur! Është vetvetja

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës që zhvilloi mbrëmjen e sotme te “Koha Jonë”, u pyet edhe për qëndrimin e Erion Braçes i cili shpalli kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke dalë kundër të vetëve, pasi socialistët zgjodhën si kandidate Ogerta Manastirliun.
Në lidhje me këtë situatë, kryeministri Rama u shpreh se reagimet e Braçes nuk sheh asgjë të pazakontë ndërsa theksoi se ai ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe nuk ka asnjë për t’u çuditur.
“Unë di që Erion Braçe ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s’ka asnjë gjë për tu çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai” tha Rama në intervistën e dhënë për “Koha Jonë”.
Sipas Ramës, Braçe ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, ndërsa shtoi se kush përpiqet ta imitojë, gabon.
Pjesë nga intervista:
Edi Rama: Unë di që Erion Braçe ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s’ka asnjë gjë për tu çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai.
Nikoll Lesi: Këtë tha dhe Blendi Klosi kur e kishte intervistuar.
Edi Rama: Po ashtu është ,ashtu është. Kush përpiqet ta imitojë, bën gabim.