Rama kërkoi heqjen e pamjeve të aksidentit në Durrës, Braçe poston një tjetër VIDEO: E publikova që ta shihnin dhe dëgjonin kolegët deputetë

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili publikoi në Facebook videon e aksidentit tragjik që u mori jetën dy fëmijëve në Durrës dhe la të plagosur rëndë një tjetër, duket se është tërhequr pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili bëri thirrje për heqjen e pamjeve të rënda.

Braçe ka fshirë pamjet e aksidentit dhe ka postuar një tjetër video, ku shfaqet makina që përplasi tre fëmijët dhe topi me të cilin ata po luanin.

Deputeti socialist shkruan se videon e parë e publikoi për të ndërgjegjësuar kolegët deputetë, pasi sipas tij bëhet fjalë për një vrasje.

E postova videon ashtu siç ishte, me zhurmën e makinës, zhurmën e përplasjes, zhurmën e tërheqjes zvarrë të fëmijëve, klithmat e prindërve e njerëzve të tjerë në rrugë, aspak për LIKE, SHARE, KLIKIME, VËMENDJE apo PROPAGANDË; të tjerë i kanë punë këto”, shkruan ai.

Sërish, Braçe ka bërë thirrje për ndryshimin e Kodit Rrugor dhe cilësimin e ngjarjeve të tilla si vrasje.

Postimi i Braçes:

KESHTU U VRANE DY FEMIJE DHE U PLAGOS NJE I TRETE,

SOT, DITEN PER DIELL, NE DURRES!

U VRANE SEPSE VRASJE ESHTE!

MADJE VRASJE ME DASHJE!

NUK ESHTE AKSIDENT POR VRASJE ME DASHJE!

E postova videon ashtu sic ishte, me zhurmen e makines, zhurmen e perplasjes, zhurmen e marrjes zvarre te femijeve, klithmat e prinderve e njerezve te tjere ne rruge, asfare per LIKE, SHARE, KLIKIME, VEMENDJE, PROPAGANDE, tjeter kush i ka pune keto;

E di e rende eshte;

POR DOJA TA DEGJONIT KESHTU;

POSACERISHT TE GJITHE ATA DHE ATO QE JANE HALLI I MADH ME MAKINE NE RRUGE-pa patente, me patente te fallsifikuar apo blere, me patente te bllokuar, te fryre me alkool, droge, tape apo llulle prej tyre, me telefon ne dore duke folur e duke shkruar, me kutine e makeup ne preher, pa duar ne timon e duke u rregulluar, pra cilido e cilado qe i ben video vetes nga makina e bukur e burrit, gruas, mamit e babit, qe hyn ketu e uleriten “SI I PUBLIKON KETO PAMJE”!!; I PUBLIKOVA PER JU, TAMAM PER JU SI ME LARTE!

I PUBLIKOVA IS DHE PER KOLEGET E MI DEPUTETE TE CDO ANE, PER TU BINDUR PER TE NDRYSHUAR ATE KOD RRUGOR DHE ATE KOD PENAL PER TA CILESUAR NJE AKT TE TILLE SIC ESHTE, VRAAAAAAAAAASJEEEEEEEEEEE!

Dhe duhet ta bejme tani, ta bejme menjehere!

Sic beme ate ndryshimin per parkimin dysh e qe edhe pse eshte ne fuqi, NUK E ZBATON KERKUSH;

TA BEJME ME ATE SHPEJTESI E VENDOSMERI POR PER TA ZBATUAR SI QYTETARE, POLICE, PROKURORE E GJYQTARE!

Mbase vetem duke ndeshkuar keshtu-sic per vrasje me dashje ne rruge, mund ti ndalim VRASESIT TE DALIN NE RRUGE!

Nderkohe, kjo ngjarje me ne fuuuuund te na shtyje te mendojme e veprojme per URBANIZIM EDHE ME TE THELLE, perfshire rruge qe e disfavorizojne shpejtesine ne to, ndalime te shpejtesise se makinave brenda lagjeve e jo vetem tabele qe nje takem i peshtyjne, mbylljen e rrugeve per ti dhene mundesi femijeve e te moshuarve te luajne e levizin, pushojne te sigurt, ndertimin me cdo cmim te fushave e kendeve te sigurta per femijet e te moshuarit!

I KEMI VOTAT PER TI BERE KETO; I KEMI ME SHUMICE!

Ne nuk jemi thjeshte per te ngushelluar; jemi votuar per te vepruar! DUHET TA TREGOJME TANI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT