Amfilohije: Serbia po e vazhdon tradhtinë që Mali i Zi e nisi me Kosovën

Mitropoliti i Malit të Zi dhe i Bregdetit Amfilohije ka thënë se çdo gjë që po ndodh me politikën është vetëm vazhdimi i ideologjisë dukleane – montenegrine e cila mbisundon këtu dhe e cila zotëron me Malin e Zi.Ai ka thënë kështu duke e promovuar në Podgoricë librin e vet “Kryqëzimi i ri i Kosovës”.Amfilohije, i cili është njëri nga nënshkruesit e të ashtuquajturit Apel për Mbrojtjen e Kosovës, ka thënë se nuk e kupton reagimin e zyrtarëve serbë pasi ka deklaruar se ka frikë se politika e kryetarit serb Aleksandar Vuçiç shpie drejt tradhtisë së Kosovës e Serbisë.“Ata kanë dashur që gjithë fajësinë ta hedhin në njërin nga nënshkruesit e Apelit. Jam i shqetësuar pse në këtë moment ka heshtur Serbia. Ky apel nuk ka qenë sulm ndaj askujt, vetëm se e ka mbrojtur kurorën e Serbisë. Nga viti 2008 jo vetëm një herë Milo Gjukanoviqin e kam quajtur tradhtar të historisë e të Malit të Zi dhe këtë e përsëris edhe tash”, citon “dan” të ketë thënë Amfilohije.Mitropoliti ka theksuar se udhëheqja aktuale malazeze e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe “kështu ka pështyrë mbi veten e vet”.“Jo Mali i Zi, por ky grup dukleanësh e montenegrinësh po e vazhdon politikën me të cilën hiqet dorë nga Kosova dhe nga e drejta burimore e Malit të Zi. Ajo që po ndodh tash me politikën e Serbisë është vazhdim i ideologjisë dukleane –montenegrine që mbretëron e mbisundon këtu, në Mal të Zi”, ka thënë Amfilohije.Ai ka shtuar se Gjukanoviçi tashmë e ka tradhtuar e shitur Kosovën dhe këta vetëm po duan ta vazhdojnë këtë dhe aq më tepër iu vjen keq që nuk pajtohem me këtë.“Tradhtia së pari ka filluar këtu, ajo po vazhdon dhe po dëshirohet që të përfundojë në Beograd, në merë të Serbisë. Faleminderit Zotit, ky apel është shkruar edhe jam i bindur se ai do të luajë rol të ri edhe në Beograd e edhe në Serbi”, ka përfunduar ai./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT