“PS e ka projekt anëtarësimin në BE”, Erion Braçe e thotë hapur para Gjergj Lucës: Brenda Partisë Socialiste ka karriera të pamerituara!

Në podcastin “Allishverishi” të Gjergj Lucës dhe gazetarit Bledi Mane ishte i ftuar politikani Erion Braçe. Diskutimi u fokusua tek projekti politik i Partisë Socialiste, roli i “rreshtit” brenda partisë dhe raporti i saj me qytetarët.
Braçe theksoi se “rreshti deformohet, por nëse i jep liri rreshtit, atëherë do ta kesh gjithmonë me vete”, duke shtuar se PS ka një projekt politik evropian ku secili është pjesë. Ai pranoi se projekti është i ngadalshëm dhe larg njerëzve, duke paralajmëruar se mund të kërcënohet nga instrumente të tjera politike. Gjergj Luca tha se nuk është pjesë e partisë dhe se e mbështet projektin, por kritikoi ata që sipas tij “mendojnë se kanë shumë vlera” dhe e cilësoi këtë si mosmirënjohje. Ai shtoi se “vijnë nga llumi dhe thonë përmendësh pesë fjalë të bukura”.
“Rreshti deformohet, do të jesh i fortë, jepi liri rreshtit dhe do ta kesh me vete rreshtin. Partia Socialite e ka projekt anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Momentalisht është e ngadalshme dhe është larg njerëzve, mund të kërcënohet nga instrumente të tjera politike.”– tha Braçe.
Ai u përgjigj duke pranuar se brenda PS ka karriera të pamerituara, por theksoi se modestia është një vlerë e madhe. Ai solli si shembull përvojën e tij në Barcelonë, ku edhe në zonën VIP të Camp Nou kishte parë njerëz të thjeshtë e modestë. Ai shtoi se pushteti duhet të ushtrohet gjithmonë në funksion të njerëzve: “Nuk mu rrit statusi kur isha zv/kryeministër, nuk humba asgjë. Perseverova dhe veprova si në fillim. Hyra në sera, gropa kanalesh dhe stalla për të parë nëse funksionojnë apo jo.”
“Gjergj, shiko, që brenda PS ka edhe karriera të pamerituara kjo është e qartë. Ka edhe njerëz që janë aty ku nuk duhet të ishin. Kështu ata e mendojnë veten mbi të tjerët dhe mbi interesin e përbashkët. Të jesh modest është vlerë shumë e madhe, nuk është të mos ndihesh i vlerësuar. Isha në Barcelonë dhe me demek ishim në zonën VIP në Camp Nou, ata ishin njerëz modestë dhe të thjeshtë. Këta janë modestët e mëdhenj. Këtë duhet ta kuptojë cilido që merret me politikë dhe që merret me fatet e njerëzve, sepse janë ligjvënës. Standardi normal në Barcelonë ishte thjeshtësia dhe normaliteti. Nëse di të përdorësh pushtetin në funksion të njerëzve, nuk më u rrit statusi në momentin që isha zv/kryeministër, nuk humba asgjë. Perseverova, veprova siç isha në fillim. Hyra në sera, gropa kanalesh dhe stalla për të parë nëse funksionojnë apo jo.“- tha Erion Braçe në “Allishverishi”